Caktohet data e debatit për Demarkacionin me kërkesë të deputetit Bulliqi

Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës u diskutue për kërkesën e nji grupi të deputetëve për organizimin e nji debati profesional-shkencor për Demarkacionin. Në këtë debat marrin pjesë komisioni shtetnor dhe njohësit profesionistë, të cilët duhet me i paraqitë faktet për Demarkacionin Kosovë-Mali i Zi, raporton Rrokum TV.

Kjo tryezë që asht ide e deputetit të LDK’s Shpejtim Bulliqi asht caktue me u mbajtë me 3 Gusht, raporton Rrokum TV.

Kadri Veseli në paraqitje para gazetarëve ka theksue:

“Kemi marrë vendim që me 3 Gusht në nji sall alternative me pasë nji lloj tryeze ku ka me u bisedue për Demarkacionin”, thotë ai, raporton Rrokum TV.

Ai ka shtue se asht e randësishme rritja e besushmënisë së qytetarëve të Kosovës.

“Tryeza asht e vonueme rreth kësaj çashtje, por ma mirë asht vonë se kurrë, ndërsa vendimmarja ka me qenë në interesa të ketij shteti”, ka thanë Veseli, tue shtue se procedimi i saj ka me qenë shumë transparent.