Caktohet data e takimit NATO – Rusi

Mbas pothuejse dy vitesh, NATO ka me mbajte nji takim formal me Rusinë me 20 Prill, për me diskutue për krizën në Ukrianë dhe çashtjet e tjera të sigurisë, kanë njoftue zyrtarë të aleancës veri-atlantike.

“Për datën ka pase pajtueshmëni të dyanshme”, i tha agjencisë AFP nja zadhanëse e NATO’s, mbasi sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, javën e kalueme tha se të dyja palët mbrenda pak ditëve kane me mbajte takimin e parë të Këshillit NATO – Rusi.

Në prill të 2014’s, NATO i ka pezullue tana bashkëpunimet praktike me Rusinë, për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë, përfshi aneksimin e Krimesë së Ukrainës, në Mars të vitit 2014.

Përkundër raporteve të tensionueme, sekretari i përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, ka zhvillue takime me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, gjatë viteve të fundit.