Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Zgjedhjet lokale në Maqedoni kanë me u mbajtë me 15 Tetor. Kryetari i Kuvendit , Talat Xhaferi, ka dekretue sot datën për mbajtjen e tyne, ashtu siç janë marrë vesh partitë politike mbas skadimit të afatit për mbajtjen e tyne në muejin Mars.

Në përputhje me obligimet ligjore si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në përputhje me afatet e përcaktueme në Kodin Zgjedhor i shpall zgjedhjet lokale, të cilat simbas dispozitave ligjore, do mbahen më 15 Tetor 2017 – deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Ai ju ka ba thirrje partive politike t’i respektojnë procedurat ligjore për me sigurue proces zgjedhor të lirë dhe demokratik.