Caktohet masa e paraburgimit nga Gjykata në Gjilan për të kërkuemin nga Hungaria

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovue kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A. B., në kohëzgjatje prej 40 (katërdhetë) ditë.

I pandehuri A. B. shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, me datë 21 Gusht asht arrestue nga zyrtarët policorë, mbasi që për të egziston nji urdhënkërkim ndërkombëtar aktiv, tue përfshi edhe urdhënarrest europian aktiv.

I njajti asht shpallë fajtor për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

I pandehuri A. B., asht paraqitë me disa emna të ndryshëm te autoritetet e vendit, ndërsa asht i kërkuem për ekstradim nga autoritetet hungareze.