Çamëria shpallet e pamvarun në Hagë, merr përkrahje edhe në Kosovë

Çamëria asht shpallë e pamvarun nga Këshilli gjithëpërfshimës i popullit çam dhe arvanitas në Hagë të Holandës. Këtë vendim e kanë përkrahë degët e shotatës “Çameria”, në Shqipni dhe Kosovë.

Degët e Shqipënsë janë mbledhë në Vlorë, kurse degët e Kosovës, si dhe përfaqësuesit nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, janë mbledhë në katundin Komoran të Drenasit. Derisa, në Holandë asht shpallë vendimi për mvetësinë e Çamërisë, si dhe krijimi i nji qeverie në egzil, degët e shoqatës në Shqipni dhe Kosovë, kanë përkrahur këtë vendim me ngritje dore.

Kurse, sekretari Mustaf Haziri, tha se çashtja e Çamërisë ka qenë nji plagë e randë për shqiptarët për ma shumë se nji shekull.