Cameron, çka thotë për referendumin e dytë n’Britani

Kryeministri në dorëheqje i Britanisë së Madhe, David Cameron ka thanë se ka shumë pak shanse për mbajtjen e nji referendumi të dytë për largimin ose jo nga BE, raportojnë mediat britanike përcjell Telegrafi.

T’Ejten e kalueme, qytetarët e Britanisë së Madhe, rreth 52 për qind të atyne që votuen, i kanë thanë po largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Përkundër kësaj, përveç kundërshtimeve të ndryshme rreth këtij largimi, ishte iniciue edhe nji peticion me të cilin kerkohet që të ketë edhe nji referendum të dytë lidhun me këtë çashtje.