Cameron: Dalja e Britanisë nga BE – opcion i vetshkatërrimit

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka paralajmërue se ky vend ka me u fut në recesion, nëse voton për me dalë nga Bashkimi Europian në referendumin e 23 Qershorit.

Cameron tha se braktisja e bllokut 28-anëtarësh kishte me qene “opcion i vetshkatërrimit për Britaninë”.

Ai i ka ba këto komente mbasi Thesari i Britansië ka publikue nji analizë, e cila paralajmëron recesion të gjatë dhe humbje të mbi 800,000 vendeve të punës, nëse Britania del nga BE.

Simbas kësaj analize, dalja nga BE ka me i ule edhe çmimet e shtëpive midis 10 dhe 18%, dhe ka me çue në ma shumë huamarrje publike.

Ian Duncan Smith, i cili udhëheq fushatën për dalje nga BE, tha se analiza asht “thellësisht e njianshme”.