Cameron n’takimin e fundit, ja nxen vendin May!

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka me kryesue sot takimin e fundit të kabinetit, sepse prej t’Merkures udhëheqjen e qeverisë ka me marrë Theresa May.

Cameron ka me paraqitë nesër dorëheqjen te Mbretnesha, ndërsa May, e cila ka qenë sekretare e Mbrojtjes qysh në vitin 2010, ka me emnue ekipin e saj ministror.

May ka thanë se asht e nderueme që merr përsipër këtë detyrë dhe se ka me nxjerrë sukses nga dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Cameron, kryeministër qysh në vitin 2010, ka vendos me u tërheq, mbasi Britania, në referendumin e 23 Qershorit, ka vendos me u largue prej BE’s.