Çamje e madhe e PDK’s në Skenderaj dhe në Drenas

Ish-komandantët e naltë të UÇK’s, tashma drejtues të PDK’s në Skenderaj dhe në Drenas, janë në “luftë” të hapun se kush ka me garue për kryetar të këtyne komunave në zgjedhjet e 22 Tetorit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka premtue dy ish-komandantëve të luftës së UÇK’s se ka me i kandidue për kryetarë në dy komunat e Drenicës, të cilat njihen si bastione të PDK’s.

Premtimet Veseli i ka dhanë shumë herët, madje për kryetar të Drenasit, ku ai i kishte premtue Naim Bazajt se do të jetë kandidat i vetëm për kryetar të Drenasit që në zgjedhjet e parakohshme, në Dhetorin e vitit 2016, mbas dorëheqjes së Nexhat Demakut.

Siç ka thanë vetë Bazaj, ai ishte tërheq nga gara për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme me rekomandimin e Veselit dhe me kushtin që në zgjedhjet e sivjetme, kandidat i PDK’s me qenë pikërisht Bazaj. /zeri/