Carla del Ponte: 40 vjet, pak për Karadžić

delponte

Për Carla del Ponte denimi me 40 vjet për Radovan Karadžić asht shumë pak.

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës ka deklaru se Karadžić asht dasht me u denue me burgim të përjetshëm.

Del Ponte ka thanë se megjithatë nuk asht e pakënaqun me denimin e shqiptuem për Karadžić, 40 vjet burgim për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Radovan Karadžić, ish Presidenti i Republikës Serbe në Bosnje asht denue dje me 40 vjet burgim.

Karadžić u arrestu në Korrik 2008, kurse u akuzu për gjenocid, përfshimje në gjenocid, likuidime, vrasje, denime, deportime, akte jonjerëzore dhe krime tjera të bame ndaj myslimanëve, kroatëve dhe civilëve tjerë joserbë.