Carla Del Ponte jep dorëheqje, kjo asht arsyeja

Carla Del Ponte, anëtare e Komisionit Ndërkombëtar të Pamvarun për Hetime për Sirinë, të emnuem nga Kombet e Bashkueme, ka dhanë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ajo e ka ba të njoftun dorëheqjen, tue shkrue se ka me marrë pjesë vetëm edhe në mbledhjen e fundit që  mbahet në Shtator.

Simbas saj, arsyeja për dorëheqjen e saj, ishte për shkak se, “shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB’s nuk duen drejtësi”.

Ajo nuk mundet me qenë ma pjesëtare e këtij komisioni, që siç tha Del Ponte, nuk ban asgja.

Ajo vlerësoi se, krime kaq të tmerrshme si në Siri nuk kanë ndodhe as në Ruanda dhe as në ish Jugosllavi.