Carla Del Ponte nënshkruen në peticionin për lirimin e Florence Hartmann

Ish-kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla Del Ponte, ka nënshkrue në peticionin për lirimin e ish-zadhanses Florence Hartmann, e cila qe katër ditë po qëndron në njësinë e paraburgimit të gjykatës, mbas arrestimit të saj me 24 Mars.

 

“Ajo urgjentisht duhet me u lirue”, ka shkrue Del Ponte në nji koment në peticion.

 

Hartmann u arrestue para Tribunalit të Hagës, derisa familjarët e viktimave ishin tue pritë vendimin për dënimin e ish-kreut të serbëve të Bosnjës, Radovan Karadžić.