Carpenter: Ballkani Perëndimor me randësi për Amerikën

Ballkani Perëndimor asht i nji randësie të jashtëzakonshme për SHBA’të, konsideron Michael Carpenter, këshilltar për Poliitkë të Jashtme i ish-zavendës presidentit amerikan Joseph Biden, tue përmend se administrata e re amerikane duhet me i kushtue ma tepër vëmendje rajonit.

“Mendoj se ky rajon asht me randësi për SHBA’n, por mbetem pesimist kur bahet fjalë për atë nëse kjo administratë ka atë që asht e nevojshme për me u fokusue energjia, vëmendja dhe resurset këtu në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Carpenter në nji intervistë për portalin European Western Ballkans.