Catalonia drejt pamvarësisë, sot merret nji vendim i madh

Pritet që sot Catalonia me aprovue ligjin me të cilin i vendos themelet për referendum mbi pamvarësinë me 1 Tetor, e të cilin Madridi ashpër po e kundërshton.

Kjo paralajmëron krizën ma të thellë politike në Spanjë mbas shumë dekadash.

Sot ka me u shpall zyrtarisht referendumi, ka thanë burimi anonim i afërt me qeverinë rajonale të Catalonia’s, transmeton AFP.

Pritet që partitë, të cilat janë për pmavarësi, e të cilat po e kontrollojnë kuvendin rajonal në këtë rajon të pasun, kanë me aprovue projektligjin, tue e injorue vendimin e Gjykatës Kushtetuese spanjolle, me të cilin referendumi shpallet jo kushtetues.

Projektligji mbi referendumin për pamvarësi ka me qenë në rend të ditës në seancën e posaçme të kuvendit, pa debat, e mandej zyrtarët ma të naltë të qeverisë katalone kanë me nënshkrue, transmeton agjencia franceze.

Shperndaje në: