Catolonia, nis lufta për pamvarësi dhe Lufta I Botnore e Internetit

Lufta e Parë Botërore e Internetit ka nis në Catalonia, teksa njerëzit dhe autoritetet lokale po e përdorin atë për me organizue referendumin, ndërsa shërbimi sekret spanjoll sulmon, ndërpret rrjetet e telekomunikacionit, pushton ndërtesat e kompanive telefonike, censuron qinda faqe, protokolle etj., thotë Julian Assange në Twitter.

Themeluesi i WikiLeaks shprehet se ajo që po ndodh në Catalonia asht konflikti ma i qartë mes njerëzve dhe shteteve – që nga rania e Murit të Berlinit.

Por, simbas tij, kjo luftë po bahet me metodat e vitit 2017, pra përmes VPN’ve, bisedave të kodueme dhe mbikëqymjes së internetit – për me censurue dhe propagandue.

Catalonia, rajoni ma i pasun në Spanjë, organizon referendumin për pamvarësi i cili po kundërshtohet nga autoritetet qendrore në Madrid.

Qeveria konservatore e Mariano Rajoyt e cilëson referendumin antikushtetues, e madje po përpiqet juridikisht dhe me forcën e policisë me bllokue tue sekusetrue fletët e votimit.

Simbas rendit kushtetues të Spanjës, asnji rajon – pos Qeveria qendrore – nuk mundet me organizue referendume.