Çaushi demanton Dedën për gazin lotsjellës

Kohëve të fundit, duket që në mes subjekteve opozitare ka nji mosmarrëveshje.

Por kjo mosmarrëveshje nuk po mbetet vetëm te opozita në përgjethësi, por edhe mes deputetëve të të njajtës parti.

Pak ditë ma parë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda tha se subjekti i tij ka heqë dorë nga gazilotsjellës.

Mirëpo këtë gja e demanton, nënkryetari i po të njëjtit subjekt politik, Driton Çaushi.

Në nji intervistë për televizionin Rrokum, Çaushi thotë se nuk kanë me hekë dorë nga bllokada e Kuvendit.

Ndërsa, zadhanësi i Nismës për Kosovën, Bilal Sherfi thotë se nisma ka heqë dorë nga mjete e dhunës e gjithashtu edhe nga Kuvendi.

Ma tej Sherifi thotë se, e vetmja mundësi që deputetët e Nismës të jenë në Kuvend është kur FSK’ja kthehet n’ushtri.

Ndërsa deputetja e LDK’s, Vjosa Osmani thotë se ka ardhë koha që opozita t’i kthehet Kuvendit sepse çashtjet që i ka ngrite opozita nuk janë vetëm shqetësim i tyne.

Blloku opozitar ka dëshmu disa herë që në mes tyne mund të ketë mos përputhje, madje kohëve të fundit kemi parë shpesh deklarata thumbuese mes njani tjetrit.

E se vendimet munden e i marre “krye n’veti”, e dëshmoi AAK’ja me thirrjen për protestë me 14 Maj.