Çaushi i VV’s: S’japim territor për viza!

Numri dy i partisë ma të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës (Lëvizja “Vetëvendosje” – LVV), Driton Çaushi, thotë se Kosova nuk duhet të jetë vendi i vetëm në Europë që jep territore për me fitue liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian (BE).

Këto komente Çaushi i ka ba gjatë intervistes për gazetën “Zëri”, tue shtue se opozita në Kuvend ka me ba çmos me mbrojtë territorin e Kosovës.

Ai madje shprehet se opozita kosovare nuk ndjehet fajtore nëse nuk ndodh liberalizimi i vizave për qytetarët edhe këtë vit, mbasi simbas tij, BE ka kërkue nga liderat kosovarë me fitue liberalizimin e vizave të luftojë krimin e organizue dhe korrupcionin.