Çaushi: Kemi me i përdor tana mjetet për me ndalue ratifikimin e Demarkacionit

Driton Çaushi nga Vetevendosje ka thane ne Rrokum Roll se, menyrat e protestes se Vetevendosjes u deshmuen se ishin te drejta.

“Pa gaz lotsjelles, cashtja e Zajednices nuk kishte me perfundue ne Gjykaten Kushtetuese, nga ku erdh vendimi se asht shkele Kushtetuta”, tha ai.

Ai tha se Glauk Konjufca padrejtesisht po e mban denimin dhe nuk krahasohet me ata qe e kane kape shtetin dhe jane te lire.

Çaushi ka thane se deputetet po shiten dhe po shantazhohen, marrin terminale, bahen ambasadore etj.

“Na prape kemi me perdore gaz lotsjelles dhe nuk e kemi problem me u arrestue dhe me u burgose nga ky sistem”, ka thane ai.

Ai ne vazhdim ka thane se, Levizja Vetevendosje asht ma e forte se asnjiher ma pare dhe se kjo qeveri qysh e quejti ai “Pronto-Mustafa” nuk ka pase panike ma te madhe asnjihere ma pare.

Ai ka perserite se Vetevendosje ka me kundershtue prape me te njajtat veprime, perderisa ka deputete qe mandatin e tyne e shohin vec si nji mandat 4 vjecar dhe asgja ma shume.

Per ma shume kqyreni emisionin e plote ne YouTube.