Çeku: Pozita nuk po nxitë asgja. Qysh ka të drejtë opozita me protestue, ka të drejtë edhe pozita me festue

Anëtari i Kryesisë së PDK’s Agim Çeku, ka konsiderue se festimi i anëtarësisë së partisë së tij, nëpër degët e qyteteve të Kosovës asht sukses i nji lidershipi për 17 vjeçare dhe asht organizim spontan.

Ai tha se gjithkush ka të drejtë me festue dhe me protestue, gja që ia lejon Kushtetuta e Kosovës.

Unë mes a e di është organizim spontan i degëve, konsiderojmë si një sukses të një lidershipi 17 vjeçar të Partisë Demokratike të Kosovës. Gjithkush ka të drejt të festojë. Aq sa kanë të drejt të protestojnë, të tjerët kanë të drejt të festojnë. Uroj që të mos të ketë kurrfarë problemi dhe të shkojë në mënyrën më të mirë”.

Ai tha se pozita s’asht tue nxitë asgja, se simbas tij, opozita asht tue protestue nëpër shumë qytete të Kosovës, dhe kurrë s’asht kuptue si nxitje.

Opozita ka kohë që janë duke protestuar, protesta të shumta edhe në Prishtinë dhe në qytete të tjera, dhe asnjëherë nuk është kuptuar si nxitje. Kjo thjesht është një moment festiv dhe presidenti duhet me qenë gjithmonë moment festiv për të gjithë qytetarët”, tha Çeku për indeksonline.

Për Çekun, zgjedhja e Presidentit asht në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe asht vullnet i shumicës parlamentare.

Zgjedhja e presidentit është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe kësaj radhe do të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën. Në Parlament është vendosur vullneti i shumicës të qytetarëve të Kosovës dhe ajo shumicë e ka edhe të drejtën dhe legjitimitetin që ta zgjedh presidentin”, tha Çeku.