Çelaj e ‘godet’ Shpendin: Unë s’ka me qeverisë nga Facebook’u

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli dhe kandidati për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, kanë vizitue bizniset në Prishtinë për me pa problemet me të cilat ballafaqohen dhe ndihmën që mund t’ju jap komuna.

Kreu i PDK’s tha se Prishtina ka nevojë për investime edhe ma të mëdha mbasi nuk asht ba asgja sidomos nga kryetari i fundit nga i cili kanë pritur ma shumë.

Veseli tha se asht dasht m’u ba ma shumë në trafik, në shteg për çiklistë dhe shumë punë tjera.

Ndërsa kandidati i PDK’s për kryetar, Lirak Çelaj, tha se nuk do të qeverisë me kryeqytetin nga Facebook siç ndodh aktualisht por ka me qenë afër qytetarëve dhe bizniseve.

Ai tha se top prioritet ka me qenë trafiku derisa premtoi edhe uljen e shumës për legalizime në 1 euro.

 

Shperndaje në: