Çelaj godet fort Ahmetin: Prishtina duhet me ndryshue qeverisjen

Kandidati i PDK’s për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, ka deklarue se Prishtina duhet me ndryshue qeverisjen, mbasi gjatë mandatit të fundit, komuna asht ba shtab i Vetëvendosjes, ku niseshin akcionet për shkatërrimin e qytetit.

Çelaj thekson se ka vendosë m’i hy garës për kryetarin e kryeqytetit, për me ndryshue mënyrën e qeverisjes së Prishtinës.

Në nji intervistë për KosovaPress, pretendenti për postin e kryetarit të kryeqytetit, akuzon qeverisjen aktuale, por edhe ato të mahershme, për moszhvillimin e qytetit, mosinvestime dhe ndamje të qytetarëve në baza partiake.

Simbas Çelajt, kryetari aktual, Shpend Ahmeti, gjatë katër vjetëve udhëheqje, ma shumë asht marrë me çashtje globale e në shërbim të partisë së tij, se sa në shërbim të qytetarëve. Ai thotë se Prishtinës i duhet nji kryetar që ju shërben qytetarëve, pa marrë parasysh nga cila parti vjen, kush e ka propozue apo kush e ka votue.

Shperndaje në: