Çelet Veseli, i kallxon Mustafës se ka deshtue edhe në fushën e ekonomisë!

kadriaaa

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli ka vazhdue kritikat në drejtim të Qeverisë së Isa Mustafës.

Mbas idesë për zgjedhje të reja, Veseli tash ka tregue se Qeveria e Isa Mustafës ka deshtue në fushën e ekonomisë.

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli ka vazhdue me akuzue Qeverinë e Isa Mustafës për deshtime. Kësaj here ka përmend deshtimet në ekonomi.

“Ka nevojë për ndryshime, ka nevojë për riformatim, jo vetëm të numrave qeveritarë, të emnave qeveritarë, por edhe të funksionalitetit të politikave të cilat kanë të bajnë drejtpërdrejtë me përmirësimin e ambientit për me ba biznis në Kosovë, në fushën e atraktimit të investitorëve të huej tue pasë parasysh se shumë investitorë potencial po kalojnë anash e nuk po ndalen në Kosovë”, ka deklarue Veseli për Radio Europa e Lirë.

Tutje, Veseli ka theksue se në fushën e politikave ekonomike duhet shumë shpejtë të ketë përmirësim për bizniset vendore, mbasi që simbas tij ato nuk e kanë përkrahjen adekuate stimuluese nga institucionet e Republikës së Kosovës.