Celula e ISIS në Shqipni përgjohej qe nji vjet

Njani nga 4 personat e arrestuem nën dyshimin se po planifikonin nji sulm ndaj Kombëtares së Izarelit, ka qenë nën përgjim prej ma shumë se 1 vjet.

Ai ishte skedue si nji nga mbështetësit e dy imamëve të dënuem për rekrutim dhe propragandë për llogari të ISIS, Genci Balla dhe Bujar Hysa.

Për këtë arsye, ishte nën vëzhgimin e agjentëve të SHISH dhe Antiterrorit. Mbasi u verifikue nga shërbimi sekret i ushtrisë izraelite se Lavdërim Muhaxheri kishte komunikue me shtetas kosovarë për nji sulm të mundshëm ndaj Kombëtares së Futbollit të këtij vendi, celula në Shqipni nisi të aktivizohej.

Mes anëtarëve të saj ishte dhe personi që mbahej në vëzhgim prej ma shumë se nji viti.

Emni i tij nuk bahet i ditun për arsye hetimore.

Të Premten e shkueme u arrestuen Ergys Faslia, Bekim Protopapa me profesion mjek, Medat Hasani dhe Xhazair Fishti.

Gjatë kësaj jave, në polici janë shoqnue mbi 150 persona, kryesisht të dyshuem si të kthyem nga luftimet në Siri, familjarët të tyne, si dhe të skeduem të tjerë si mbështetës të ISIS. /Tv Klan/