Ceremonia për djalin e Biden’it, qe kush po merr pjesë!

Para pak çastesh, në Sojevë të Ferizajt kanë arritë deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët pritet me percjell ceremoninë e emnimit të rrugës së Beau Biden, djalit të zv/presidentit të SHBA’ve, Joe Biden.

Simbas agjendes, ceremonia ka me fillue n’orën 14:00 dhe nga nji fjalë rasti do ta kenë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

Vlen të theksohet se të pranishëm në këtë ceremoni janë nji numër i madh i deputetëve të PDK’s; Elmi Reçica, Enver Hoxhaj, Hajredin Kuçi, Blerta Deliu-Kodra, Flora Brovina.

 

deputeteeee