Ceremonia vizionare e Presidentit të Kosovës

1200 mysafirët e ceremonisë Presidenciale u detyruen me hy për pak çaste në lëkuren e 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Nji numër i vogël i mysafirëve provuen gazin lotësjellës, i cili e shoqnoi Kosovën për muej të tanë.

E për këtë fakt u përkujdes si gjithnji Lëvizja Vetëvendosje.

Por ky incident i vogël nuk ndikoi askak në ceremoninë e parë të dorëzim-pranimit të mandatit presidencial në Republikën tonë.

Nga zyra e Presidentit dikun rreth orës 11:10 minuta u panë tue ardhë dy Presidentët, Thaçi e Jahjaga.

E mbas parakalimit para gardës ceremoniale, Presidentja Jahjaga ia dorëzoi në mënyrë simbolike Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Presidentit të ri Hashim Thaçi.

Nji fjalim presidencial nuk mundte me nisë pa falenderimin edhe familjen e tij të ngushtë.

Gjatë fjalimit të tij, Presidenti Thaçi i cilësoi si heroj t’gjithë qytetarët e Kosovës.

Përkundër shumë mysafirëve të huej që kishin ardhë me nderue Presidentit Thaçi, vetëm 2 Presidentë të huej ishin të pranishëm, Bujar Nishani i Shqipnisë dhe Kolinda Grabar-Kitarovic e Kroacisë, si dhe dy ish-Presidentët, Sejdiu e Pacolli, ndërsa të tjerët ishin përfaqësues të naltë shtetnorë.

Të pranishëm të tjerë në këtë ceremoni ishin edhe zv/Ndihmës Sekretari i SHBA’s për Europën, Hoyt Bryan Yee, Kreu i Parlamentit Turk dhe ai i Kuvendit të Shqipnisë, Kryeministri i Shqipnisë, ambasadorë të ndryshëm e shefa të ndryshëm.

Mirëpo edhe pse gjatë fjalimit të tij, Thaçi shprehu mirënjohje për familjen Jashari, aty nuk u pa asnji përfaqësues i kësaj familjeje.

E krejt në fund, të pranishmit u knaqën me nji përzgjedhje të kujdesshme muzikore, që jo kot nisi me John Lennon të kënduem nga kori i të gjithë komuniteteve, vazhdoi me Carmina Burana të austriakut Carl Orff, e mandej me “Jam biri yt, Kosovë” e Ali Podrimjes me interpretim të Besa Llugiqi, të shoqnuem nga Filharmonia e Kosovës, që në fund egzekutoi edhe nji herë hymnin e Kosovës.