Certifikimi i zgjedhjeve, keta janë kandidatët ma të votuem

Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje del të jetë kandidati ma i votuem në zgjedhjet e parakohshme të 11 Qershorit me gjithsej 143.621 vota simbas rezultateve të certifikueme sot nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Po simbas të njajtave rezultate, ai pasohet nga kreu i PDK’s, Kadri Veseli me 129.947 vota dhe kandidati për Kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti me 115.693 vota.

Në radhët e koalicionit PAN ma i votuemi del të jetë kreu i PDK’s, Kadri Veseli, me 129.947 vota, pasue nga Ramush Haradinaj me 102.127 vota dhe Fatmir Limaj me 31.431 vota.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, e cila në garën e 11 Qershorit garoi si parti e vetme politike, ma së shumti vota mori Albin Kurti, i nominuem i kësaj partie për Kryeministër, me gjithsej 143.621 vota, pasue nga Dardan Molliqaj me 49.026 vota dhe Visar Ymeri 40.980 vota.

Ndërsa në radhët e koalicionit LAA ma së shumti vota ka marrë Avdullah Hoti me 115.693, Vjosa Osmani 64.147 vota, Behgjet Pacolli 35.766, Dritan Selmani 35.307, etj.