Çfarë Demarkacioni po kerkon Haradinaj deri në Vjeshtë!

Lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thanë se nuk beson që ka me ju kthye formave jo konvencionale të kundërshtimit në Kuvend.

Haradinaj, n’intervistë për Radio Europa e Lirë, thotë se çashtja e demarkacionit me Malin e Zi nuk ka qenë fokusi i vizitës së Zavendës Sekretares Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, në Prishtinë.

Gjithashtu, ai ka mirëprit ftesën e ambasadorit të Mbretnisë së Bashkueme, Ruairi O Connell, për Qeverinë e Kosovës me organizue debat lidhun me sqarimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Kreu i AAK’s thotë gjithashtu se duhet hedh poshtë marrëveshja aktuale për demarkacion me Malin e Zi dhe të formohet nji komision i ri qeveritar dhe të gjendet zgjidhja për këtë çashtje para Shtatorit.