Çfarë kushtesh ka vendos Lista Serbe për votimin e presidentit!

Kryetari i Listës Serbe Slavko Simic tha se nuk asht e sigurt nëse Lista Serbe do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, të Premten, kur do të zgedhet presidenti i vendit.

Ai ka deklaru për agjencinë serbe “Beta” se Lista Serbe kerkon nga partnerët në koalicion PDK dhe LDK të nenshkruejnë nji dokument me të cilin ata sigurohen se mbas zgjedhjes së presidentit, kërkesat e Listës Serbe do të plotësohen.

Kryari i listës serbe Slavko Simic i tha agjencisë serbe “Beta” se Lista Serbe ka kerkesa, të cilat dalin nga marrëevshja e koalicionit me PDK’n dhe LDK’n, që lidhen me marrëveshjet e Brukselit, për sa i përket interesit të komunitetit serb të Kosvoës, e që nuk janë plotësu.