Çfare Libri te Historise me ja ofrue fmive tane?

Debakli i arsimit te Kosoves, ku zyrtare te dyshimte gjeten zgjidhje tue importue libra prej Shqipnie per te gjitha nivelet e shkollimit ne Kosove, qe po shkaktojne probleme te medhaja edhe per nxanesit, edhe per prindet por edhe per ata qe ata libra duhet me i aplikue, si msuesit dhe arsimtaret, asht nji shembull se si nuk duhet me ba.

Ne regjion, ne Serbi dhe ne vendet tjera te ish Jugosllavise, qe kaluen neper lufta te randa e te tmerrshme, zyrtaret e arsimit kane marr vendim qe Libri i Historise me u perpilue ne ate menyre, qe sjell perspektiva te ndryshme ne historine e vone te ketyne vendeve.

Psh, luftat qe shkaterruen ish Jugosllavine, nuk ofrohen me kandveshtrim te vetem atij vendi, por sjellin perspektivat e ndryshme ne to, ate kroate, shqiptare, malazeze, etj.

Libri i Historise, qe Ministria e Arsimit e Serbise e ofron per kete vit shkollor, asht vleresue si liber multiperspektiv dhe ka kandveshtrime te shumta ne luftat e fundit, dhe jo vetem ate serb, raporton B92.

Zyrtaret jane te bindun qe kjo qasje ndaj momenteve te randa neper te cilat kaluen popujt e Jugosllavise, ka me ndihmue me u kuptue ne tane vertetesine e vet keto ngjarje te dhimbshme.