Qe çfarë na kujton 1 Prilli?

1prilli

1 prilli asht dita e 92’të e vitit simbas kalendarit gregorian.

Deri në fund të këtij viti mbeten edhe 274 ditë të tjera.

Me 1 Prill 2009, Shqipnia u anëtarësu në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO, mbas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që asht edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Washingtonit.

Tue u ba palë e këtij traktati dhe shtet anëtar i NATO’s, Shqipnia përmbushi nji synim strategjik dhe nji objektiv parësor të politikës së Jashtme, tue avancu ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare.

Në të njajtën ditë me Shqipninë u anëtarësue edhe Kroacia.

1 prill 2001 – Ish-presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë, Slobodan Miloshevic ju dorëzue policisë, për të dalë me pas para gjykatës për krime lufte.

1 prill 1867 – Singapori u ba koloni e Britanisë së Madhe.

1 Prilli njihet ndryshe si dita e rrenave.

Ajo festohet në shumicën e vendeve të botës, tue kurdis shaka e rrengje që bazohen mbi rrenat.

Madje, shpesh kësaj loje i bashkohet edhe media.

Gazeta, revista apo mjete të tjera të informimit raportojnë si të vërteta lajme të cilat i pergënjeshtrojnë më pas.

Pamvarësisht se ka lind që në shekullin e XIX, kjo ditë nuk konsiderohet festë zyrtare n’asnji vend të botës. /Shekulli/