Çfarë prishje të koalicionit po paralajmëron Luta!

Lutfi Haziri ka konfirmue se pritet largimi i AAK’s nga koalicioni dhe zavendësimi i saj me Partinë e Drejtësisë dhe “Vatra”.

Mbas shumë kohësh Lutfi Haziri ka vendos me folë për t’ardhmen e koalicionit me AAK dhe për ndryshimet që pritet të bahen në qeverisjen e tij tue përfshi këtu edhe ndërrimet që lidhen me drejtoritë komunale, raporton rajonipress.

Haziri tha se LDK asht shumica qytetare në Gjilan.

“Konsultat politike janë në proces dhe pritet largimi i AAK’s dhe zavendësimi me PD’n e Selvete Shurdhanit dhe partnerëve si “Vatra”.

Haziri tha se formula e tij qeverisëse ka nji moto tashma stabile:” Gjilani për gjilanasit asht formula qeverisëse”.

Ndryshe prishjen e koalicionit me AAK ka nji kohë të gjatë që e kanë kërkue Arben Mehmeti dhe Arbër Ismajli sikur që nuk kanë mungue zanat edhe nga AAK si asht Ibish Ibishi i cili gjithashtu ka kërkue që nji minutë e ma parë të prishet koalicioni me LDK’n.