Çfarë pritet me ndodhë tash mbas daljes së Britanisë nga BE?

Britanikët kanë vendos që të dalin nga Bashkimi Europian, por ajo që diskutohet mbas referendumit ashtë se çfarë ka me ndodhë ma tej.

Do të kemi nji zhvlerësim të fortë të paundit britanik dhe nji paqëndrueshmëni në tregjet kapitale.

Këshilli i Europës do të mblidhet më 28 Qershor, ku Britania e Madhe ka me formalizue kërkesën për tërheqje.

Marrëveshja përfundimtare mes Mbretnisë së Bashkueme dhe Bashkimit Europian ka me u miratue nga Parlamenti Europian dhe ai britanik me shumicë të cilësueme.

Gjithashtu britanikët humbin lirinë e lëvizjes për punë dhe për shërbime publike në vendet e BE.