Çfarë takimi po mbahet në Zveçan, shqiptarët e bojkotojnë!

Ka fillue sot në Zveçan nji takim urgjent i përfaqësuesve të katër komunave veriore, me të vetmen pikë të rendit të ditës “situata e përgjithshme politike dhe e sigurisë në veri”, ndërsa, shkas i këtij takimi asht Projektligji për Trepçën që ka me u diskutue sot në Kuvendin e Kosovës.

Takimi po mbahet pa prezencën e mediave, ndërsa, pritet me u kundërshtue vendimet e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës rreth projektligjii për Trepçën.

Asamblistët shqiptarë të Kuvendit Komunal të veriut të Mitrovicës nuk janë tue marrë pjesë në këtë takim.

Florent Azemi, ka ba të ditun për KosovaPress se anëtarët e Kuvendit Komunal të veriut të Mitrovicës nga PDK, kanë refuzue kerkesën e këtij Kuvendi për pjesëmarrjen në këtë takim.

Simbas tij, nji takim i tillë asht joligjor i panevojshëm, dhe nji provokim ndaj shtetit të Kosovës dhe vetë përfaqësuesve shqiptarë të veriut.

‘Nuk marrim pjesë në nji takim ku pritet me u kundërshtue vendimet e Kuvendit dhe të Qeverise së Republikës së Kosovës.

Na konsiderojmë këtë takim si jo ligjor dhe të panevojshem.

Njikohësisht edhe si nji provokim politik dhe juridik ndaj Republikës dhe neve si përfaqësues të shqiptarëve të veriut”, ka thanë Azemi.