Christopher Hill mbasi e mori dekoratën “Skenderbeu”, e tha nji fjalë të madhe për shqiptarët!

Presidenti i Shqipnisë, Bujar Nishani ka vlerësue Ambasadorin Christopher R. Hill me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me rastin e 25-vjetorit të rihapjes së Ambasadës së SHBA’ve në Tiranë.

Në kuadër të 25-vjetorit të rihapjes së Ambasadës amerikane në Tiranë, presidenti Nishani organizoi nji ceremoni të veçantë ku shprehu mirënjohjen personale dhe institucionale për kontributin diplomatik të Ambasadorit Christopher R. Hill në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhanieve politike e diplomatike mes Shqipnisë dhe Shteteve të Bashkueme.

Nishani tha se Ambasadori Hill ishte diplomati i parë amerikan rezident në Shqipni mbas ma tepër se katër dekadash dhe dita e shumëpritun kur ma në fund, mbas izolimit të imponuem nga vetë shqiptarët dhe territ të diktaturës komuniste, në Tiranë u hap Ambasada e Shteteve të Bashkueme, shenoi edhe nji pikë kthese vendimtare në ripërtëritjen e lidhjeve historike dhe shpirtnore mes vendeve dhe popujve tanë”

Ambasadori Christopher R. Hill, mbasi mori në dorëzim Dekoratën e naltë, falënderoi kreun e shtetit tue u shpreh se gjatë këtij rikthimi në vendin tonë ndihej pozitiv e i nderuem, tue qenë se përparimi dhe gjithçka që ka arritë Shqipnia gjatë këtij çerek shekulli i ngjan nji projekti të madh ndërtimi mbresëlanës, por ende i papërfunduem.

“Të jesh shqiptar, asht diçka e veçantë dhe krenari njikohësisht”, tha ai.