CIA: BE ka me u shpërba deri në vitin 2020, Europa ka me u nda në tri pjesë!

Këshilli Kombëtar amerikan i informacionit, në bashkëpunim me CIA’n, kanë botue “nji hartë të së ardhmes 2020”.

Së paku si shkruejnë mediat serbe, transmeton Telegrafi, në këtë projekt, asht parashikue shpërbamja e Bashkimit Europian dhe se Europa ka me u nda në tri pjesë.

Blloku perëndimor ka me  përba nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Irlanda, Austria, Italia, Spanja, Beneluksi dhe Skandinavia.

 Nji bashkim tjetër, i quejtun “Europa e Re” ka me u përba nga shtetet si Estonia, Letonia, Lituania, Republika Çeke, Sllovakia, Polonia, Hungaria, si dhe Kroacia dhe Sllovenia në jug, përmes të cilave “Europa Lindore Katolike” do të kishte qasje në Mesdhe.

Aleanca Atlantike, simbas parashikimeve të amerikanëve, duhet të ketë kontroll mbi këtë pjesë të kontinentit të vjetër.

Europa Lindore gjegjësisht Bashkimi ortodoks do të udhëhiqet nga Rusia, dhe do të perbahet nga Ukraina, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia, Rumania, Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina.

Kur asht fjala për Shqipninë, vlerësimet janë të ndame: ose rusët do ta afronin kah Europa Lindore ose Shqipnia do të mbetej nën kujdesin e NATO’s dhe Shteteve të Bashkueme.

Po simbas mediave serbe, parashikime të ngjashme prezentoi edhe organizata amerikane joqeveritare “Stratfor”.

Përveç Rusisë si nji fuqi rajonale (Lindore), “Stratfor”, beson se BE së shpejti do të ndahet në dy pjesë: në perëndim të pasun dhe nji grup i vendeve të vogla në Europën Qendrore.

Por a duhet besue këtyne parashikimeve?

Tue u thirr në ekspertë gjeopolitikë, mediat serbe shkruejnë se ata pajtohen se po shkojmë drejt kohës me nji sistem multi-polar, me disa qendra të pushtetit dhe se SHBA dhe NATO nuk do të kenë ma rolin kryesor në skenën botnore.

Dhe, po simbas tyne, kjo nuk duhet injorue, sikurse që kishte ndodh kur politikani francez Emanuel Todd parashikoi shpërbamjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1976, pesëmbëdhjetë vjet para se të ndodhte.