Cikloni godet Bangladeshin, 21 të vdekun e mija të pastrehë

Ma s’paku 21 persona ndërruen jete dhe mija tjere kanë mbete të pastrehë, mbasi nji ciklon ka godite nji pjesë të Bangladeshit jugorë, thanë zyrtarët.

Janë evakuue ma shumë se 500.000 njerëz, por zyrtarët thonë se edhe mija njerëz janë bllokue në shtëpitë e tyne në dhetra fshatna të përmbytuna, raporton AFP.

Nji zyrtar i departamentit meteorologjik deklaroi se cikloni goditi zonat bregdetare të Barisal dhe Chittagong, dhe se shpejtësia e erës ishte midis 62 dhe 88 kilometra në orë.