Cila asht kompania që ka m’i investue 35 milionë dollarë në Kosovë?

“Power Resurces Group” asht kompania që po interesohet me hy n’listë si investitor strategjik në kuadër të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Ministri i Diasporës dhe zavendëskryeministri, Dardan Gashi, asht takue me Kirk Adams nga kompania “PRG”, e cila merret me përpunimin e metaleve – e gatshme m’i investue 35 milionë dollarë në Kosovë.

“Asht nji lajm i mirë interesimi juej me investue në vendin tonë. Republika e Kosovës asht e vendosun m’i mbështetë investitorët e vet dhe tashma ka nji adresë për lehtësimin e procedurave”, ka thanë Gashi.

Shperndaje në: