Cila pjesë e Kosovës asht e rrezikueme ma shumë nga tërmetet dhe vërshimet (foto)

Nji raport i ri i Bankës Botnore për Europën dhe Azinë Qendrore, që shqyrton rrezikun dhe impaktin e këtyne fatkeqësive natyrore në viktima dhe në ekonomi, ka konstatue se Kosova asht ma e rrezikueme nga tërmetet, që kanë gjasa ma të vogla për me ndodh por që kanë impakt ma të madh.

Simbas raportit të BB’s, rajoni me rrezikun ma të madh nga tërmetet asht ai i Prizrenit, ndërsa rajoni me rrezikun ma të madh nga vërshimet asht ai i Mitrovicës.

Ngjyra në këtë hartë tregon madhësinë e Bruto Prodhimit Vendor (GDP’s), në pjesë të ndryshme të Kosovës (ngjyra vjollcë e mbyllun tregon ekonomi ma të madhe, ngjyra e bardhë ekonomi ma të vogël). Rrathët me ngjyrë të kaltërt tregojnë rrezikun nga vërshimet ndërsa rrathët ngjyrë portokalli tregojnë rrezikun nga termetet në aspektin e ndikimit në mesataren vjetore të normalizueme të GDP’s. Rrathët ma të mëdhaj tregojnë rrezik ma të madh.

 

No automatic alt text available.

 

Për ma shumë  shihne linkun ma poshtë: