Cilat janë deshtimet e koalicionit qeverisës!

Qeverisë së Kosovës i janë grumbullue të paktën gjashtë probleme madhore gjatë dy vjetëve të para të mandatit të saj.

Pamvarësisht numrit të madh të votave në Kuvend, “Koalicioni i elefantëve” nuk po arrinë me miratue Demarkacionin, Asociacionin, me i themelue Forcat e Armatosuna të Kosovës etj.

Disa për arsye të mbrendshme, e disa të tjerë nga faktorë të jashtëm shenojnë të paktën gjashtë probleme themelore, me të cilat Kosova asht ballafaque viteve të fundit, shkruen Zëri.

Mosratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, mosliberalizimi i vizave, mosformimi i ushtrisë, problemet me listat e veteranëve, deshtimi i implementimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe “tërmeti”, që pritet të shkaktohet së shpejti nga fillimi i punës së Gjykatës Speciale, janë deshtimet kryesore për partnerët e koalicionit që kanë pasë shumicën absolute të ulëseve në Kuvend.