Cilat janë shtetet qe Sllovenia po kerkon me njoftë Kosovën

Presidenti slloven, Borut Pahor, ka mbështet përfshimjen e Kosovës n’organizatat dhe integrimin ndërkombëtar dhe ka thanë se Kosova duhet me u pranue nga krejt vendet, veçanërisht ato fqinje, si tha ai.

“Edhe sot na mbështesim deshirën që Kosova të njihet nga tana vendet në mënyrë diplomatike, sidomos nga fqinjët, dhe që të përfshihet në tana organizatat ndërkombëtare”, tha Pahor në hapjen e konferencës së djeshme të përbashkët të Sllovenisë dhe Kosovës në Lubjanë, raporton “24sata”.

Presidenti slloven mendon se si rrjedhojë, Kosova do të ketë mundësi të zhvillimit politik, ekonomik dhe zhvillim të përgjithshëm social.

Simbas agjencisë kroate të lajmeve “Hina”, marrëdhaniet në rajon, si dhe marrëdhaniet Slloveni-Kosovë, simbas vlerësimeve të dyja palëve, janë pa çashtje të hapuna, dhe ishin në qendër të bisedimeve të presidentit Thaçi me zyrtarët sllovenë – presidentin Pahor dhe kryeministrin Miro Cerar.

 

2-pahor-thaciii