Cilat janë të gjetunat për Demarkacionin!

demarkacioni

Gjetjet që janë parapa t’i prezentojë sot komisioni ad-hoc për vlerësimin e demarkacionit të kufinit Kosovë-Mali i Zi, nuk pritet të jenë shumë më ndryshe nga ato që i ka deklaru kohë ma parë Departamenti Amerikan i Shtetit në lidhje me këtë çashtje.

Klan Kosova mëson se amerikani Fletcher M. Burton, gjermani Herbert Wilmes dhe britaniku Fred Newton, do të konfirmojnë, pak a shumë, atë që kishte deklaru përfaqësia e SHBA’s në Kosovë, më 21 Dhetor 2015.

Në njoftimin e asaj dite thuhej se mbas nji shqyrtimi të hartave të viteve 1940 deri tashti, tue përfshi edhe ato të përdoruna nga komisioni për shenimin e kufinit, Departamenti i Shtetit Amerikan ka ardh në përfundim që vija kufitare e përcaktueme nga Komisioni për Demarkacion asht me nji vijë me atë të Kushtetutës së vitit 1974.

 
Komisioni ad-hoc për vlerësimin e procesit të demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, që ishte themelu 15 ditë ma parë (më 15 Mars) del sot me përfundimet që ka nxjerrë, mbas nji pune dyjavëshe.

Vlerësimi i tyne i dorëzohet presidentes Atifete jahjaga, pranë zyrës të se cilës ata edhe kanë punu.