Cilat rruge bllokohen neser gjate ceremonise se inaugurimit te Presidentit Thaçi

Policia_e_Kosoves

Policia ka njoftue se nesër me rastin e ceremonisë së inaugurimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, që mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, jane marre të gjitha masat e nevojshme për me i përcaktue lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktueme rrugore në kryeqendër dhe jashtë saj, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe nji ambient i qetë dhe i sigurt për të gjithë qytetarët.

Policia e Kosovës, me qëllim të shmangies së tollovive dhe krijimit të kolonave të mundshme në trafik, ka me ndalue dhe ridrejtue të gjitha veturat, përveç atyne të cilat janë të angazhueme në këtë operacion.

Bllokimi, ndalja dhe ri-drejtimi i të gjitha veturave ka me u ba keshtu:

– Bllokimi i plote i rrugës “Agim Ramadani” tue fillue prej ores 09:00 (prej udhëkryqit te xhamia që të shpie në drejtim të Gërmisë deri te udhëkryqi i Ministrisë së Arsimit), deri në përfundim të ceremonisë.

– Bllokimi i rrugicave që lidhen me rrugën ”Agim Ramadani”,  në drejtim të sheshit dhe bllokimi i rrugicave që lidhen me rrugën ”Luan Haradinaj”,  në drejtim të sheshit ( intervali kohor i njajtë).

– Ri-drejtimi dhe bllokimi i kohëpaskohshëm i rrugës që shpije në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, në intervale të shkurta kohore përderisa të kalojnë eskortat me delegacione të nalta.