Cilësia e arsimit në Kosovë – Arsim Bajrami ‘befason’ me këtë deklaratë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ia ka dorëzue detyrën ministrit të ri, Shyqeri Bytyqit, dhe atë tue pranue në nji formë se ka ‘dështue’, mbasi ai ka pranue se cilësia e arsimit asht e ulët.

Bajrami shpreson se Qeveria e re ka me pasë në prioritet arsimin në Kosovë.

Ai tha se në këto tri vjet ka pasë investime dhe të arrituna të mëdha në fushën e arsimit, mirëpo pranoi se gjendja arsimit nuk asht e kënaqshme.

Bajrami njoftoi mbasardhësin e tij se ka krijue partneritet me shumë universitete nga Amerika.

Ai porositi që të punohet shumë në cilësinë e arsimit, tue përmendë rezultatet e testit Pisa.

“Sot kur po e dorëzoj mandatin, po e pranoj se cilësia e arsimit asht e ulët, mirëpo na për këto tri vjet parandaluem rrënimin e arsimit”, tha Bajrami.

Ministri i ri, Shyqeri Bytyqi, tha se asht nji nder i jashtëzakonshëm të pranohet nji detyrë kaq e randësishme.

Shperndaje në: