Cili asht dyshimi i Jakup Krasniqit për krenat e shtetit!

Krenat e institucioneve ma të nalta duhet të dalin nga pozicionet e tyne të barrikadueme për me i lanë hapësinë nji zgjidhjeje të duhun politike për Demarkacionin dhe Asociacionin.

 

Rrjedhimisht edhe Komisioni qeveritar për shenimin e kufinit duhet të shpërbahet për me i lanë vend krijimit të nji Komisioni të ri me ekspertë të pamvarun.

 

Kështu ka deklarue në intervistën për Zërin,  lideri i Këshillit kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, i cili situatën politike e sheh shumë të komplikueme .

 

 

 

E tue folë për tensionimin e situatës, ai ka thanë se gjuha e përdorun nga krenat e shtetit dhe angazhimi i tyne që demarkacioni të ratifikohet kështu si asht, asht për me dyshue se ata po mbrojnë interesat e tyne personale e jo interesat e vendit.