Cili ministër shkon të Hanën në shtëpi. PDK e LDK mshefin emnat!

Nëse dalin të vërteta deklarimet e udhëheqësve të PDK’s e LDK’s, atëherë, disa ministra aktual kanë me mbetë pa pozita qeveritare.

Kadri Veseli ka thanë se të Hanën kanë me u publikue emnat e ministrave të ri.

Edhe në LDK kanë thanë se po shkohet drejt fundit të riformatizmit të Qeverisë.

Agim Veliu ka thanë se janë gati për ndryshime n’Egzekutiv.

Mirëpo, PDK dhe as LDK nuk kanë kallxue se kush prej anëtarëve të kabinetit të Isa Mustafës kanë me u largue prej Qeverisë për shkak të deshtimit për me krye punën që i ishte besue në Dhetor të vitit 2014.

Kryetari i PDK’ë, Kadri Veseli, ka thanë  se të Hanën kanë me shkue me emnat e ri të ministrave dhe zavendësministrave për miratim te Kryeministri.

Nënkryetari i LDK’s, Agim Veliu ka thanë se janë gati për me ba ndryshimet në Qeverinë e Kosovës.

Mirëpo, as ky udhëheqës i partisë së Isa Mustafës s’ka përmend emnat e atyne që do të largohen prej Qeverisë.

“Po, na jemi gati për riformatim, kurdo që paraqitet nevoja na gati jemi”, ka thanë Veliu, për Express.

Idenë për ndryshime në Qeveri e ka nisë Kadri Veseli e Isa Mustafa, të cilat prej muejsh kanë paralajmërue mundësinë e ndërrimit të disa ministrave.

Kohëve të fundit, në PDK, kanë folë edhe për zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, mbasi nuk janë të kënaqun me performacën e Qeverisë së udhëhequn prej liderit të LDK’s.

Pamvarësisht se gjatë fushatës zgjedhore kishin akuzue njani-tjetrin, mbas deshtimit të koalicionit të Opozitës, LDK kishte lidh koalicion me Partinë e Hashim Thaçit, tue marrë pozitën e Kryeministrit ndërsa Presidentin dhe Kryeparlamentarin i ishin dhanë PDK’s.

Qeveria e Kosovës, ka 19 Ministri, ndërsa, dy i ka pa portofol.

Asht ma e madhja në numër krahasue me vendet e rajonit.

Në Shqipni janë 19 Ministri, Serbi 18, Mal të Zi 16 dhe Maqedoni 14.

Veseli e Mustafa kishin premtue se do të ketë edhe zvogëlim të numrit të ministrive, por as në këtë drejtim, s’ka pasë asnji lëvizje.