Cili vend e ka ushtrinë ma të fortë në Ballkan, ku renditet Shqipnia! (dokument)

SHBA, Rusia  dhe Kina janë tri vendet me ushtritë ma të fuqishme në botë.

Të paktën kështu po del nga matjet të cilat janë ba nga Global Fire Power, tue u mbështet në ma shumë se 50 faktorë.

Matjet nuk bazohen vetëm në numrin e armëve por edhe në diversitetin e tyne pra në llojet e armatimit.

Mjetet bërthamore nuk janë marrë parasysh, kurse fuqia punëtore që e kanë këto vende në dispozicion ka faktor kyç.

Aleatët e NATO’s kanë marrë nji bonus të lehtë në këtë renditje.

Në Ballkan ushtrinë ma të fuqishme po del ta ketë Kroacia e cila në këto matje asht rendit në vendin e 68’t, tue e lanë mbrapa Serbinë e cila asht në pozitën e 83’t.

Shqipnia ka arritë me dalë në vendin e 90’të, tue lanë mbrapa kështu Slloveninë, Bosnen dhe Maqedoninë.

Në këtë tabelë të 133 shteteve, nuk janë përfshi hiq as Kosova dhe Mali i Zi.