Cilin e votuen ma shumë drenicakët, Shpend Ahmetin apo Visar Ymerin?

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë 1709 vota në Gllogovc. Kështu mësohet në bazë të llogaritjeve të formularëve të publikueme nga KZQ’ja.

Formularët e publikuem janë nga numërimi i votave nëpër qendra të votimit, menjiherë mbasi u mbyllën ato.

Simbas këtyne formularëve, del se drenickatët mbas Kurtit, ma së shumti vota i kanë dhanë Shpend Ahmetit dhe jo kryetarit të VV, Visar Ymerit.

Shpend Ahmeti në Gllogovc ka marrë 817, kurse, Visar Ymeri ka marrë vetëm 465 vota. Në këtë numër nuk janë të llogarituna votat me kusht, me postë dhe votat e personave me aftësi të kufizueme./KosovaPress