Çitaku: Amerika mbetet aleate e Kosovës edhe me Trump

Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në SHBA, thotë se edhe gjatë mandatit të presidentit të ri Donald Trump, Kosova ka me mujt me llogaritë në përkrahjen e Amerikës.

Simbas saj, politika e jashtme amerikane nuk ka ndryshue edhe kur presidenti ka qenë nga radhët e republikanëve apo demokratëve..

Këto komente Çitaku i ka ba gjatë nji interviste të shkurtë dhanë gazetës “Zëri”, mbas zgjedhjes së republikanit Trump, president i ri i SHBA’ve.

“Zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë ndikimet e tyne jo vetëm në zhvillimet politike në Kosovë, por edhe në nji sfond ma të gjanë gjeopolitik. SHBA’të janë themeltare të Aleancës ma të fuqishme ushtarake në botë, NATO’s, e cila ka ndërhy ushtarakisht në vitin 1999 në Kosovë, luen ende rol vendimtar në politikat e zgjanimit, jo vetëm të Aleancës, por asht edhe partner me Bashkimin Europian”, thote Çitaku.