Çitaku kërkon largimin e UNMIK’ut nga Kosova

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka kërkue nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkueme, largimin e misionit të UNMIK’ut në Kosovë.

Simbas saj, nuk ka asnji nevojë që UNMIK me qenë ende në Kosovë. Thekson se të njajtët nuk kanë ndonji funksion.

“Sot mbas 18 vitesh ende jemi këtu për shkak të kësaj rezolute, e cila nuk kërkon nga sekretari i jashtëm që me marrë raporte nga UNMIK çdo tre muej, të bahemi realistë dhe ta përfundojmë këtë mision të UNMIK’ut.

Nuk ka kurrfarë nevoje që UNMIK me qenë i pranishëm, sepse s’ka kurrfarë funksioni, pos disa iniciativave të vetshpikuna”, asht shprehë ajo, derisa aktualisht po flitet rreth raportit për Kosovën.