Qe çka tha ambasadorja Çitaku n’OKB

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, po merr pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB’s, ku po diskutohet raporti për Kosovën.

Në fjalimin e saj, Çitaku përmendi disa çashtje të randësishme që i kanë ndodh Kosovës ditëve të fundit. Pranimi në UEFA dhe FIFA kanë qenë në mesin e fjalimit të saj.

Ndërkohë, rekomandimi për liberalizimin e vizave, simbas Çitakut, dëshmon rrugën europiane të Kosovës.

Ambasadorja kosovare foli edhe për destruktivitetin e autoriteteve serbe karshi përmismit të marrëdhanieve. Çitaku tha se tu’ e mbajte gjallë frymën e Milosevic, asht problem me u permiresue marrëdhaniet.

Të pagjetunit kanë nxanë nji pjesë të randasishme të raportimit të ambasadores Çitaku, e cila ka përmend rastin e Ferdonije Qerkezit, e cila ende shtron sofrën e saj për katër djemtë dhe burrin që i ka të pagjetun.

Lexoni nji pjesë të fjalimit të ambasadores Vlora Çitaku:

Gjenerata ime ka ende kujtesë të qartë kur na është mohuar arsimi. Kur janë ndërtuar mure për të ndarë pakicën e privilegjuar dhe shumicën e diskriminuar. Kur ne na mohoj qasja në hapësira publike. Kur na mohohej e drejta për të luajtur. Ende kemi kujtesë të freskët kur policia serbe na rrihte të rinjtë tanë në rrugë vetëm pse luanin futboll.
Por kjo është gjenerata që ka luftuar për të ekzistuar dhe ka dëshmuar atë që është konsideruar e pamundur. Kemi triumfuar se kemi pasur të drejtë sepse kemi guxuar për të pasur shpresë, Për të qenë të barbartë. Tashmë këto nuk janë më shpresa. Ne jemi të lirë dhe tashmë edhe do të luajmë. Javën e kaluar Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA. Kjo është fitore e madhe për baraziën dhe për sportin. Është dëshmi se sporti nuk njeh kufi. Jemi krenar që talentët tanë të ri nuk do të kenë më ndalesa.
Edhe në këtë pranim, Serbia e kundërshtoi. Kryeministri i Serbisë tha se do të luftoi për të kthyer mbrapa këto vendime. Serbia ende dëshiron t’u mohoj fëmijëve tanë për të luajtur dhe garuar.
Jetoni e lini të tjerët të jetojnë. Kosovarët meritojnë një shansë dhe nëse shansi u jepet ata do të shkëlqejnë ju premtoj. Ashtu siq bëri Majlinda Kelmendi duke fituar medaljen e artë në kampionatin botëror muajin e kaluar. Në vend të kërkim faljes, Serbia ende përdrorë retorik të shekullit të kaluar. Derisa sportistët serbë shkëlqejnë në vendet e tjera, Serbia dëshiron t’ua ndaloj atyre kosovarë.
Një arritje e rëndësishme për Kosovën ishte rekomandimi për udhëtim pa viza në BE. Insitucionet kosovare kanë punuar shumë. 101 kritere i ka plotësuar Kosova me punë të madhe dhe ia kemi dalur. Kjo është një arsye tjetër që ne të ndjehemi të barabartë. Jemi rritur si një gjeneratë që jemi trajtuar si qytetarë të klasës së dytë në Jugosllavi. Mirëpo tani jemi të barabartë. Liberalizimi i vizave do tu mundësoj kosovarëve të udhëtojnë dhe të ndjehen të barabartë. Partitë politike në Kosovë në qeveri dhe opozitë kanë punuar shumë dhe kanë përkrahur këtë proces. Në Kosovë nuk ka kurrfarë ndarje në aspiratën e Kosovës drejt integrimimit evropian. Rrugë kjo e cila u vendos me 1 prill kur MSA hyri në fuqi.
Megjithatë ka ende familje për të cilat lufta nuk ka përfunduar në Kosovë. Sikur është zonja Qerkezi e cila ende servon tavolinën për burrin dhe katër fëmijët e saj. Ajo bashkë me mijëra nëna të tjera në Kosovë ende presin për të vërtetën e qartë. Çështja e të pagjeturve mbetet problem i madh. Serbia duhet të hap dosjet e saj për këtë histori të dhimbshme. Shteti serbë ka marrë masa për të fshehur gjurmët. Kanë hequr edhe trupat nga një varrezë masive në tjetrën. Dhe kanë ndërtuar ndërtesa të mëdha mbi këto varre. 250 mbetje mortore janë identifikuar në Rashkë. Këta janë njerëz të pafajshëm të ekzekutuar në masakrën e Rezallës dhe Qikatores. E vërteta duhet të thuhet dhe të pranohet pavarësisht sa e turpshme është ajo. Kosova dëshiron të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore mirëpo kjo kërkon të njëjtin përkushtim nga të gjitha palët.
Në emër të institucioneve të Kosovës më lejoni të rikthesoj se në përputhje me Kushtetuan tonë do të impelemtojmë secilën marrëveshje që kemi arritur në Bruksel me Serbinë. Mirëpo si mund të themi se po përmisojmë marrëdhëniet kur presidenti i Serbisë krahason Kosovën me ISIS-in. Kosova është vend evropian që aspiron të bëhet anëtare e BE-së. Ne ndajmë të njëjtat vlera dhe kemi të njëjtat aspirata me vendet tjera të BE-së. Përpjekja për të na krahasuar me këdo tjetër është e pavlerë. Kosova është partnere aktive e vendeve të koalicionit të botës që lufton ISIS-in.
Kemi shkuar më tutje se sa fjalët. Kemi mbyllur shumë Organizata joqeveritare dhe kemi arrestuar edhe imam rreth kësaj cështje. Në këtë vit asnjë kosovar nuk i është bashkuar ISIS-it. Kosova e sheh ISIS-in si kërcënim ndaj Kosovës, rajonit dhe ballkanit. Mirëpo terrorizmi nuk është kërcënimi i vetëm. Mbajtja gjallë e retorikave të Millosheviqit është po aq e rrezikshme. Kosova nuk do të jetë anjëherë burim urrejtje ndaj të tjerëve. Ne jemi evropian me ideale dhe aspirata. Dhe ekziston përkushstimi i plotë në Kosovë për të luftuar këtë kërcënim. Thjeshtë vizitojeni Kosovën dhe do të jeni dëshmitarë se sa krenarë jemi për shoqërinë tonë sekulare multietnike. Shumë qytete kanë kishat katolike ortodokse dhe xhamiat në një oborr. Duhet të vizitoni Kosovën dhe të shihni pasurinë më të madhe tonë. Rininë tonë. Vizitoni Kosovën dhe do të shihni shpresën. Shpresë tjetër më të mirë nga ajo e gjeneratës time.